Natyra


Breshkat detare në PKD Karaburun-Sazan

Breshkat detare vazhdojnë të jenë një prej vizitorëve më të çmuar të PKD K-S. Individë të Caretta caretta dhe Chelonia mydas janë hasur në këtë periudhë në ujërat e parkut. Ndërkohë që Caretta caretta është vizitore e zakonshme, Chelonia mydas është lloj më i rrallë për parkun duke qenë se ajo preferon ujëra më të ngrohta.

Falë bashkëpunimit me peshkatarët dhe të tjerë dashamirës së natyrës është bërë i mundur lokalizimi i tyre si dhe marrja e të dhënave përkatëse.

Në rastet kur duhej, individët janë pastruar nga të gjithë parazitët që kishin në karapaks dhe janë lënë të lirë në det.

Shtimi i rasteve të pranisë së tyre thellon akoma më shumë nevojën për të krijuar një mjedis mbrojtës dhe miqësor me këta lloje, ndonëse hapat e para janë hedhur përmes pranisë së Qendrës së Rehabilitimit të Breshkave në Radhimë dhe ndërgjegjësimit e stabilizimit të marrëdhënieve bashkëpunuese me peshkatarë dhe grupe të tjera të interesit.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.