Mbetjet


Parku i Dajtit i ndotur, zona pyjore e mbushur me mbeturina dhe letra

Parku Kombëtar i Dajtit në një ditë të zakonshme do gumëzhinte nga zhurmat e fëmijëve por këtë të dielë lëvizjet janë thuajse inekzistente.

Në kushtet e karantinës qytetarët e kanë braktisur por duket se nuk janë të vetmit pasi edhe autoritetet e kanë lënë në harresë dhe panorama që të ofrohet është kjo.

Ky park administrohet nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura por që ka harruar të bëjë pastrimin e zonës.

Në orët e para të mëngjesit kjo hapësirë e gjelbër nuk kishte asnjë lëvizje.

Distanca prej disa kilometrash me kryeqytetin bën që në këto kohë Parku i Dajtit të frekuentohet kryesisht nga banorët e zonës, të cilët janë të rrezikuar në çdo kohë nga mbetjet përreth.

Kushtet e mira atmosferike kanë bërë që fëmijët ta shfrytëzojnë kohën për të kërcyer e kënduar, duke shmangur aq sa munden hapësirat e ndotura.

Disa të tjerë kanë zgjedhur të luajnë.

Por në një kohë që higjiena është vëmendja kryesore, duket se kjo në parkun më të lakmuar në Tiranë lë për të dëshiruar këtë fundjavë.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.