Natyra


Spektakël ngjyrë rozë nga mbi 3 mijë flamingo, National Geographic artikull për lagunën e Nartës

Mijëra flamingo janë rikthyer sërish në lagunën e Nartës në Vlorë. Spektakli që kanë ofruar ata ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare ku së fundmi është National Geographic që i ka kushtuar një artikull flamingove në Nartë.

National Geographic ka përzgjedhur edhe disa nga fotot e flamingove të shkrepura nga Gent Shkullaku.

“Ekspertët shpresojnë se qetësia dhe bollëku i ushqimit do të bëjë që 3,000 flamingot të qëndrojnë në këtë lagunë për tu riprodhuar.”- shkruajnë mediat e huaja për Lagunën e Nartës në Vlorë.

Në lagunën e Nartës,  flamingot me siluetë e tyre elegante, janë gjithnjë e më të shumta pasi anijet e peshkimit dhe turistët janë mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit. Tani, qetësia mbretëron në këtë kënetë me ujë të kripur që ndodhet në veri të Gjirit të Vlorës, e ndarë nga deti Adriatik  ku ujërat blu shkëlqejnë nga dielli i  pranverës.

“Rolet janë shkëmbyer: njeriu është i kufizuar, ndërsa fauna është  rikuperuar dhe po përfiton nga liritë që u jep natyrë atyre.”- thotë Nexhip Hysolokaj, specialist i biodiversitetit, për AFP-në.

Laguna e Nartës është një zonë e mbrojtur. Sidoqoftë, me kalimin e viteve, veprimtaria njerëzore dhe urbanizimi i egër kanë pushtuar mjedisin, duke kërcënuar ekosistemet. Sidoqoftë, që nga paraqitja e çështjes së parë COVID-19 në Shqipëri më 9 mars, autoritetet vendosën masa jashtëzakonisht kufizuese që izoluan vendin.

Në Nartë, varkat e peshkimit, motorët e të cilave shqetësonin më parë zogjtë nuk janë më, prandaj jeta e tyre tashmë është bërë  më e lehtë.

Veç flamingove në lagunën e Nartës rriten dhe disa shpendë të tjerë të rrallë si: pelikani kaçurrel.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.