Aktiviteti njerëzor


IKMT bashkë me policinë kundër krimeve mjedisore

Lajmi i plote i publikuar nga IKMT:

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit behet gati per nje tjeter beteje ne terren, ate kunder ndotjes mjedisore. Pas kalimit te kompetencave per inspektimin e mjedisit tek Ministria e Brendshme, ka nisur zbatimi i nje strategjie te re, te koordinuar per luften ndaj krimeve mjedisore, ku Policia e Shtetit do te kryeje hetim penal, ndersa IKMT hetim administrativ.

Ministri i Brendshem, z. Sander Lleshaj, pergjate nje inspektimi ne terren, ka dhene sot edhe synimet e vizionin ne kete beteje te re kunder paligjshmerise dhe abuzivizmit. “Do te frenojme me cdo kusht perdhosjen e mjedisit nga subjektet e papergjegjshem”, eshte shprehur ai.

Operacioni i pare do te zhvillohet pergjate lumit Erzen, qe ne burim dhe deri ne grykederdhje. Bashkepunimi i ri, strategjia e re dhe koordinimi qe ka dhene rezultate te shkelqyera ne mbrojtjen e territorit, do te jene edhe ne kete rast celesat e sigurise per rezultate te prekshme per te kthyer tek publiku nje mjedis te paster dhe te aksesueshem nga te gjithe. Ne do te jemi perdite ne kete beteje, por pjese e saj mund te behet cdo qytetar i pergjegjshem.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.