Aktiviteti njerëzor


Derdhte mbetjet në lumin Shkumbin, IKMT gjobit kompaninë e pastrimit

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur një kompani pastrimi në qytetin e Rrogozhinës.

IKMT ka konstatuar hedhje të mbetjeve urbane në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin. 

Për pastrimin e qytetit të Rrogozhinës është kontraktuar firma “Viola-Green SHPK”. Pikërisht ky subjekt, u konstatua se mbetjet i depozitonte në lumin Shkumbin.

IKMT mori masë administrative, gjobë, si dhe njoftoi bashkinë Rrogozhinë për ndërprerjen e depozitimit të mbetjeve dhe rehabilitimin mjedisor të zonës.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.