Të tjera


Ese nga Brunilda Metkaj, Ure-Vajgurore

22 Prill dita ndërkombëtare e Tokës.Nga dhe vetë emri i saj kjo ditë i detikohet tokës,natyrës dhe mbrojtjes së saj.Dita e Tokës është ndër të paktat festa që festohet në më shumë se 175 vende të botës.Por pse njerëzit ndërgjegjësohen vetëm një ditë në vit kur mund ta bëjnë atë në 365 ditë të vitit?

Sot , dita e 22 Prillit na gjen në një gjendje të jashtëzakonshme si asnjëherë më parë,ku pandemia e Covid-19 ka izoluar pothuajse shumicën e shteteve,infektuar miliona persona dhe ka vrarë me mijëra të tillë në mbarë botën.Si thotë dhe një shprehje popullore cdo e keqe e ka një të mirë dhe cdo e mirë e ka nje të keqe.E mira në këtë rast i  takton natyrës,tokës.Falë izolimit të popullsisë dhe mbylljes së aktivitetit të idustrisë së rëndë dhe fabrikave të shumta në mbarë botën mjedisi është pastruar ndjeshëm.Madje një lajm i mirë vjen për shtresën e Ozonit,e cila gjatë këtyre diteve është mbyllur ndjeshëm majdje nëse vazhdohet në këtë mënyrë ky problem nuk do të ekzistojë me.

Nëse do ta shikojmë në një këndvështim tjetër lind pyetja:Mos vallë ky është ndëshkimi që njerëzit duhet të vuanin për shkatërrimin e pamatë të natyrës,tokës,mjedisit të tyre? Ndoshta pasi e gjithë kjo të ketë mbaruar njerëzit do të ndergjegjësohen për ta bërë Tokën një vend më të mirë për ne dhe për pasardhësit tanë.Këtë botë nuk e trashëguam nga prindërit tanë,por e kemi huazuar nga fëmijët tanë.Pasi ne nuk jemi thjesht udhëtarë që kemi hipur në anijen kozmike të Tokës,por jemi ekuipazhi i saj.

Mund të duket mizore por këto dy muaj karantinimi mund ti quajmë pa frikë ditët e Tokës.Ditët ku toka po arrin të marrë frymë lirisht dhe të lulëzojë gjithmonë e më shumë. Po merr atë që prej vitesh ka derdhur lot për ta marrë dhe sot ia bëmë dhuratë.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.