Të tjera


Ese nga Adelina Prendi, Shkolla e mesme profesionale “Kolin Gjoka”, Lezhë

Mesazhi im per natyren

Qe nga krijimi jone , ne jemi nje me natyren .Atehere kur ne te mos kujdesimi per te , pikerisht atehere do ta humbasim dhe ne ate.Natyra eshte vete streha jone...Eshte mushkeria jone... E jashtezakonshmja, me bukurite me te magjishme qe mund ti imagjinojme...eshte vete jeta jone. Bashkeveprimi jone me natyren eshte i ndersjellte , nese ne kujdesemi per te 1 here, ajo kujdeset per ne 10 here me shume.Eshte natyra , pemet, kafshet,gjelberimi, oksigjeni ato qe na japin jete neve dhe na mbushin ditet me argetim,lumturi dhe "me fryme".Te gjithe ne e dime se te gjitha "grimcat"e para qe syte tane shohin sapo dalim nga shtepia jane pjese e bukurive te natyres...E asaj bukurie qe neve na pelqen te argetohemi ne te,na pelqen te bejme foto per te dale bukur,na pelqen ta shfrytezojme per nevojat tona por ,a e keni pyetur ndonjehere veten se ,a eshte natyra e kenaqur me neve?Me qenien njerezore qe per te qene realiste nga pervojat dhe ajo qka syte tane po shohin dita dites eshte shkaterrimi i "mushkerive tona"...Me te vertet qe ndihemi shume keq per gjendjen ne te cilen ndodhemi per shume arsye te sterthena ,por un mendoj dhe vleresoj se pikerisht keto viruse ,kjo qendrese e detyruar ne shtepi seshte vetem per mbrojtjen tone ,por edhe per mbrojtjen e vete natyres qe ajo mundohet te na "perfeksionoje" ne cdo detaj dhe qe ne po mundohemi qe ta "shkaterrojme" ne cdo detaj te veqante te saj.Te mundohemi ta leme natyren te gjallerohet dhe" te mbushet me fryme "dhe te kuptojme se sa dite  me teper i kemi shtuar vetes jete.Provoni te uleni ne nje cep te nje dritareje dhe te shikoni me vemendje "shpirtin e paster" te pemeve , barit,luleve,insekteve,zogjve ,te gjithe atyre qe jane rreth nesh por qe ne jemi te verber per tu kthyer dashurine qe ato na dhurojne neve.Vetem per nje moment ,dilni jashte dhe provoni te merrni fryme...kur them merrni fryme po flas per te marre fryme me shpirt..per te mbushur  shpirtin me ajer ,me arome , me ngrohtesi dhe te mendoni se sa shume kemi nevoje per dicka te tille.Se sa shume kemi nevoje te marrim fryme lirisht, ta kemi mendjen dhe shpirtin e qete , ta leme mendjen dhe trupin  tone te lire drejt natyres...Ta leme natyren te na perqafoje me bukurite dhe ngrohtesine e saj.A keni menduar ndonjehere se kte natyre qe ne po e shperdorojme ne nje mije forma te ndryshme ,do  ta kerkojne brezat qe ju dhe ne do leme pas...Ata breza qe ndoshta nuk do kene me as vend per tu ulu dhe per tu clodhur ,sepse cdo centimeret do jete i mbushur me beton,dhe pikerisht ne ato momente ,mendojini sikur ata njerez ne vend te atij betoni po shohin zemren tone ...Nje dite prane meje po qendronte nje i verber ,ishte e habitshme ta shikoje se sa me ngulm po qendronte perballe nje mali me peme .Iu afrova dhe i thashe cfare eshte ajo qe po "sheh "ti dhe ne nuk e shohin dot?! Ajo qe po "shoh "une  nepermjet asaj qe ndjej, eshte transparenca e natyres qe ju njerezit qe shihni,nuk e shihni dot ,eshte pastertia dhe bukuria qe ta fal vetem ajo ,pra natyra eshte vete shtepia jone.Duke degjuar fjalet e tij arrita te kuptoj se sa shum e kemi "vrare" ne natyren dhe kuptimin e te qenurit qenie njerezore.Ne qe nuk mbrojme dhe nuk duam natyren si mund ta duam njeri -tjetrin,si mund te dashurojme njeri -tjetrin ,pa dashuruar vendin ku dashuruam?Vete jeta e njeriut ngjan me nje peme ,ashtu sikurse njeriu lind,rritet ,krijon familje,plaket dhe vdes ,po ashu edhe pema lind ,rritet,shumohet ,plaket dhe thahet.Dua ta permbyll me dy fjali te shkurtera pergjegjesine qe ne kemi ndaj natyres rreth nesh.Duke dashur natyren ne mesojme te duam njeri- tjetrin dhe boten Natyra rreth nesh eshte thjesht pasqyra e cdo individi.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.