Të tjera


Ese nga Valbona Hila, Shkolla e mesme profesionale "Kolin Gjoka" Lezhë

Po e lexoni kete dhe po mendoni se kush eshte ky/kjo qe e ka shkruajtur kete? Une jam nje vajze 16 vjecare . Une tani po ju pyes se cfare mund te bejme dicka per token ? Disa prej jush mund te thone cfare te bejme ne per token .

Por une  nuk them ashtu , po mendoj nje shprehje shume te bukur te Nene Terezes :

"Jo te gjithe ne mund te bejme gjera te medha , por ne mund te bejme gjera te vogla me dashuri te madhe".

Kjo eshte nje shprehje e bukur , dhe pse ne te mos bejme dicka te vogel per token .

Si mund te kontribuojme ne? 

Shume e thjeshte, duke ndjekur disa hap ate vegjel ne perditshmerine dhe jeten tone.

 E para ,  ne mund te mbjellim nje peme sot per ajer me te paster neser , por  jo ti presim pyjet. 

E dyta , mund te shpetojme nje mace nga rruga , por  jo te vrasim krijesa te pafajshme me gjueti te paligjshme . 

E treta , mund   te hedhim mbeturinat cdo dite ne vendin e caktuar dhe jo  te ndotim mjedisin e detin duke rrezikuar specie te rralla .

E katerta , mund te levizim me  biciklete dhe jo te perdorim makine duke ndotur ajrin nga gazi i mjeteve. Efektet  pozitive qe marrim jane te pafundme, amblent I paster, larmi flore dhe faune,  ajer me i paster e mushkri te shendetshme e mbi te gjitha kulturen per ta dashur dhe mbrojtur mjedinin dhe token tone.

Ne cdo dite mund te bejme dicka te vogel per Token . Nga dicka e vogel  gradualisht behet dicka e madhe pasi secili prej nesh ka ndikum dhe duhet te jete I pergjegjshem se si sillemi me cdo krijese te natyres.Toka eshte shtepia jone dhe  ne duhet te kujdesemi per te ne cdo moment.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.