Të tjera


Ese nga Alkeo Brici, Shkolla "Dora D'istra"

Mesazhi im per Token vjen me dallendyshet

Pranvere. Njerezimi eshte futur ne karantine nga nje virus i padukshem vrases.

Heshtje. Duket sikur ora ka ndaluar per njerezimin. Zgjohem ne mengjes dhe qetesia eshte bere nje rutine e re.

Gjelberim. Kudo kane celur gjethet e pemeve, lulet dhe ajri eshte i paster ne cdo ore te dites. C'behet keshtu? Cfare po i bejne tokes, planetit tone te mrekullueshem? Do te duheshin keto dite karantine per te degjuar lajme si: “Ajri eshte permiresuar ndjeshem, vrima e ozonit eshte zvogeluar, pandat nuk jane me ne zhdukje dhe disa breshka te rralla buze detit kane leshuar mijera veze te reja." Le te sherbeje kjo situate e pazakonte si nje reflektim dhe thirrje per njerezimin: Toka eshte ne rrezik, njerezimi eshte ne rrezik.

Dallendyshet. U kthyen nga shtegtimi dhe fluturojne ne ajrin e paster. Teksa i shoh me duket sikur i shperndajne mesazh njerezve:

Kujdesuni per Token qe Toka te kujdeset per ju!

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.