Aktiviteti njerëzor


Po gërryenin dhe merrnin zhavorr në lumin Mat, gjobiten me miliona lekë 2 persona

Dy shtetas janë proceduar penalisht në Kurbin, pasi u kapën nga Policia duke gërryer shtratin e lumit dhe duke marrë zhavorrin.

Gjithashtu këta shtetas u gjobitën nga IKMT-ja, me masë administrative 2 milionë lekë të reja secili. Kontrolli në fjalë solli blokimin e mjeteve të rënda ekskavatorë, që shërbenin për të gërryer shtratin e lumit Mat.

Kështu u kap në flagrancë dhe u procedua penalisht shtetasi L. M., 51 vjeç, banues në Lezhë, si dhe B. A., 55 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi në Fushë Milot, Kurbin, në shtratin e lumit Mat, u kapën duke gërryer, duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr.

Kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.