Mbetjet


Nuk mori masa për mbetjet në Shkumbin, IKMT ndëshkon me 2 mln lekë gjobë Bashkinë e Rrogozhinës

IKMT ka gjobitur me 2 milionë lekë Bashkinë e Rrogozhinës, për shkak se mbetjet derdheshin në lumin Shkumbin.

Kjo masë ndëshkimore u mor pas verifikime të kryera në shtratin e lumit Shkumbin, ku është vërejtur një situatë e rënduar mjedisore si pasojë e mbetjeve urbane të depozituara pa kriter. Në kushtet kur Bashkia Rrogozhinë, edhe pas njoftimeve e kërkesave për marrje masash, nuk ka kryer veprime konkrete për pastrimin e territorit, IKMT e gjobiti.

Pak javë më parë, përgjatë kontrolleve në territor u konstatuan hedhje të mbetjeve urbane në territorin e bashkisë Rrogozhinë, në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin. Subjekti i pastrimit u konstatua se mbetjet i depozitonte në lumin Shkumbin. IKMT mori masë administrative ndaj Kompanisë, si dhe njoftoi bashkinë Rrogozhinë për ndërprerjen e depozitimit të mbetjeve dhe rehabilitimin mjedisor të zonës.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.