Aktiviteti njerëzor


Edi Rama dhe Belinda Balluku inspektojnë ndërtimet në HEC-in e Moglicës: Kemi pasur diskutime të mëdha për projektin…

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës kanë parë nga afër ndërtimet në HEC-in e Moglicës.

Rama në fjalën e tij tha se mban mend se për këtë projekt ka pasur diskutime të mëdha, ndërsa shtoi se ndihet i kënaqur që punimet tashmë kanë shkuar në një fazë të avancuar.

Eksperti: Gjithçka kontrollohet e monitorohet nga një sallë tele-komandimi. Kemi sallë kontrolli provizore. Kemi bërë gërmime të thella të baraz-vlefshme me lartësinë e një pallati.

Edi Rama: Më vjen mirë që jeni të kënaqur me bashkëpunimin. Ka pasur diskutime të mëdha për projektin e në radhë të parë ndërtimi i rrugës por edhe çështje të tjera. Përkundër perceptimit, në Shqipëri ata që morën përsipër të ndërtojnë hidrocentralin janë ndjerë shumë më mirë se në vende të tjera.

Edi Rama postonte më herët se HEC Moglica, hidrocentrali më i madh në projektin Hidroenergjetik të Devollit, nis aktivitetin tregtar duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri.

“HEC Moglica, hidrocentrali më i madh në projektin Hidroenergjetik të Devollit, nis aktivitetin tregtar duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri. Diga e Moglicës, me një lartësi prej rreth 167 metra, është një nga më të lartat në botë në llojin e vet. Fuqizimi i mëtejshëm i sistemit shqiptar të energjisë do të vijojë me Skavicën, vepra madhore e mbetur në sirtar prej më shumë se gjysëm shekulli, e cila do të nisë të ndërtohet vitin e ardhshëm pas përfundimit këtë vit të projektit të detajuar inxhinierik”, shkruante Rama.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.