Aktiviteti njerëzor


Digjen sipërfaqe me ullinj dhe mbetje urbane në Patos

Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Lalar në Patos. Nga flakët janë përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre.

Në vendgjarje ndodhen dy zjarrëfikëse të Fierit dhe Patosit që kanë mundur të kryejnë shuarjen e flakëve.

Gjithashtu një vatër zjarri ka rënë edhe pranë një kabine elektrike në lagjjen ''1 maji'' në Patos.

Djegia e disa plehrave urbane ka vënë në rrezik kabinën elektrike të lagjes kryesore .

Pranë saj ndodhet edhe një shkollë e kopësht por fatmirësisht nuk janë shkaktuar dëme.

Zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.