Aktiviteti njerëzor


Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore, 2 milionë lekë gjobë 56-vjeçarit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun e Durrësit për të goditur krimet kundër mjedisit.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë ditës së enjte u proceduan 2 shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht shtetasit:  D.K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi është konstatuar nga përfaqësuesit e Drejtorisë Bujqësisë dhe IKMT-së, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, duke bërë gërmime dheu, pa dokumentacionin përkatës; L.K., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke kryer gërmime me disa mjete të firmës së tij, pranë shtratit të lumit Erzen, në fshatin Çezmelie, Njësia Administrative Gjepalaj, Shijak.

Nga ana e IKMT-së u vendos masë administrative 2 milionë lekë për shtetasin L.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.