Aktiviteti njerëzor


Mbrojtja e mjedisit/ Gjoba 50 subjekteve me 67,5 milionë lekë, në dy javë të qershorit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, vijon punën pa ndërprerë  për të ndëshkuar ashpër çdo shkelje, në mbrojtje të pyjeve, lumenjve e gjithë territorit nga ndërtimet pa leje.

Nën moton “Ndëshkimi nuk është qëllimi ynë, mbrojtja e mjedisit po”, IKMT sqaron se me ndryshimet e fundit ligjore, për dëmtuesit, shkelësit, abuzuesit me mjedisin do të ketë ndëshkim në dy linja: Ndëshkim të ashpër administrativ, me gjoba të rënda nga IKMT dhe ndjekje penale nga Policia e Shtetit.

IKMT publikoi edhe rezultatet nga nisja e aksionit kombëtar deri ditët e fundit.

Nga data 11 qershor deri 25 qershor janë gjobitur 50 subjekte, 67,5 milionë gjoba. Për hedhje mbeturinash në lumenj, det dhe liqene; Vija bregdetare e bashkisë Himarë 2 subjekte, 4,5 milionë, lumi Tërkuzë, Tiranë 2 subjekte 4 milionë lekë, Lumi Shkumbin bashkia Rrogozhinë 2 milionë lekë, Lumi Erzen 1 subjekt 1 milionë lekë, Liqeni i Ohrit 1 subjekt, 2 milionë lekë.

Po ashtu janë gjobitur me gjoba një numër i madh subjektesh që kanë nxjerrë inerte nga lumenjtë, detin dhe liqenet, për ndërtimet pa leje dhe shkarkimin e ujërave të ndotur.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.