Ajri


Krujë, mbyllen 33 furra të paligjshme gëlqeresh. Klosi "Forca e ligjit, e ashpër për ata që do t’i rihapin"

Në Krujë pesë vjet më parë nisi aksioni për mbylljen e furrave të gëlqeres në Krujë e Fushë-Krujë. Por me gjithë kontrollet e shumta, autoritetet nuk e kanë fituar betejën me këto ndotës masivë të ajrit. Inspektorët kanë zbuluar së fundmi 33 gropa të reja, të cilat sipas tyre do të mbyllen. Ministri Blendi Klosi paralajmëroi se forca e ligjit do të jetë e ashpër për këdo që tenton ta shkelë atë.

“Sot jemi për të shkatërruar këtë furrë, por nëse do të tentojnë të rihapet do të ketë ndëshkime të ashpra”, tha Klosi.

Duke konstatuar nga afër mbetjet e makinave dhe fabrikave të fasoneve që përdoreshin për djegie, ministri tha se “Në këtë gropë bëhen bashkë disa krime mjedisore të cilat duhen goditur që në gjenezën e tyre”.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit i bëri apel qytetarëve që të vijojnë bashkëpunimin e tyre me qeverinë duke denoncuar çdo krim mjedisor në portalin e bashkëqeverisjes, pasi ajo që po ndodh është një krim për jetën e vetë banorëve dhe fëmijëve të tyre. Aksioni për shkatërrimin e furrave të paligjshme po vjen pas denoncimit të një qytetari.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.