Aktiviteti njerëzor


Tepelenë/ Peshtani i “100 fshatrave”, rizgjim i traditës, vlerave dhe bukurive të jashtëzakonshme

Në fshatin Peshtan, Tepelenë, banorët kanë nisur t’i kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina agroturistike, që janë mjaft të frekuentuara nga vizitorët dhe turistët e huaj, që vijnë për të pushuar dhe eksploruar bukuritë e jashtëzakonshme natyrore të kësaj zone. Peshtani është pjesë e programit “100 fshatrat” dhe investimet në vepra publike në infrastrukturë e mjedis, paralelisht me ato private, kanë krijuar modelin ekonomik të  integruar agroturistik me impakt në zhvillimit rural.

Deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro shprehet se, “sikur vetëm duke provuar bujtinat e duke pasuruar katalogun e gatimeve të tyre nuk të del koha kur i afrohesh Tepelenës, Përmetit, Gjirokastrës, Libohovës….”Peshtani është një fshat në grykë të Mezhgoranit si një pikë ndarëse midis Tepelenës, Përmetit dhe Zagorisë, me një natyrë magjepsëse, dhe maja malesh si ajo e Golikut ku shtigjet të shpien në copëra historie të Shqipërisë; si një ekuilibër i përsosur midis lumenjve, Vjosë dhe Drino dhe maleve. Peshtani është 16 km larg, lindje të qytetit Tepelenë, në bregun e majtë të lumit Vjosa, aty kush bashkohet Lumi i Zagories me Vjosën.Ai gjendet në qendër të një prej grykave më të mëdha në Ballkan, Gryka e Këlcyrës 13 km, një monument i rrallë natyror.Kjo grykë ka një formim shkëmbor shumë të veçantë, ku lumi Vjosa pushon midis dy maleve me një gjerësi maksimumi 1 km dhe me burime kristal që derdhen në Vjosë duke krijuar ujëvara me një bukuri të rrallë.Gryka gjendet mes vargmaleve Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë dhe Shëndëlli- Lunxhëri- Bureto.Peshtani ka po ashtu një perspektivë të mirë sa i përket përdorimit të Vjosës për turizëm. Duke qenë se Vjosa në Peshtan është në nga pjesët e saj më të bukura, aty ka filluar zhvillohet sporti i kanotazhit dhe për çdo vit shtohen grupet e turistëve që frekuentojnë fshatin për këtë lloj turizmi.Një tjetër sport i pëlqyer nga vizitorët dhe turistët është ngjitja në mal. Nga Peshtani ekziston një shteg malor që përshkruhet me kalë i cili të fut në Luginën e Zagories dhe del në Malin e Çajupit.Rruga përshkruan një territor prej 20 km plot me pyje lisi, bredhi, blini dhe ujëra pa fund, në një zonë tërësisht të paprekur.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.