Aktiviteti njerëzor


Tym i zi në Tiranë, i vihet zjarri varrezës së makinave, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr për shkaqe ende të panjohura ka rënë mesditën e sotme në një pikë varreze makinash. Si pasojë e zjarrit janë djegur disa makina dhe goma, duke shkaktuar ndotje të madhe në ajër.

Për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe shtëllungave të tymit, kanë ndërhyrë zjarrfikësit.

Siç mund të shihni edhe në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat dhe fotot e siguruara nga LSA, flakët dhe tymi janë përhapur me shpejtësi.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.