Të tjera


Zjarr në parcelat me ullinj në Delvinë e Finiq, zjarrfikësit me urgjencë në vendngjarje, ndërhyjnë edhe banorët e zonës

Ditën e sotme në vendin tonë janë krijuar sërish disa vatra zjarri. Mësohet se flakët kanë shpërthyer në zonën e Matomarit.

Matomari është një zonë midis fshatrave Stjar, Kostar dhe Vllahat, të cilat i përkasin bashkive të Delvinës dhe Finiqit. Në operacionin për shuarjen e zjarrit kanë shkuar edhe disa forca zjarrfikëse nga Delvina dhe Finiqi.

Zjarrfikësit po nga mbështeten edhe nga punonjësit e shërbimit pyjor dhe banorët e zonës. Deri më tani flakët kanë shkrumbuar disa ullishte dhe një sipërfaqje me pemë.

Ndërkohë prej 4 ditësh, vatrat e zjarrit në fshatrat e Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit janë aktive. Flakët po përhapen me shpejtësi, duke djegur një sipërfaqje të konsiderueshme pishash. Në ndihmë të zjarrfikësve ditën e djeshme shkoi edhe një helikopter “Cougar”, i Forcave Ajrore.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.