Të tjera


Rikthehen zjarret në vjeshtë! Shkrumbohen 2 km hekurudhë në Bubq

Vatra të shumta zjarri janë rikthyer në vendin tonë në këtë sezon vjeshte nga veriu në jug duke u favorizuar edhe nga temperaturat e larta dhe era. Një zjarr ka rënë në fshatin Vasjar të bashkisë së Memaliajt, duke rrezikuar banesat që ndodhen aty pranë. Zona e mbrojtur e Vjosë-Nartës vazhdon akoma të jetë nën pushtetin e flakëve prej disa ditësh.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hekurudhën Vorë-Shkodër në afërsi të fshatit Budull të Bubqit, por pas 5 orësh fatmirësisht është shuar. Zjarri i favorizuar nga era e fortë dogji mbi 2 kilometra hekurudhë. Sipas burimeve, zjarri është i qëllimshëm dhe është vënë nga fshatarët të cilët kanë tokat e tyre në afërsi të hekurudhës. Nga zjarri u rrezikuan afro 10 banesa të cilat ishin rreth 40 metra larg flakëve, ndërsa në vend ndërhyri zjarrfikësja e Niklës, Krujës dhe Vorës.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.