Aktiviteti njerëzor


Inspektorati i Mjedisit paraqitet në Tropojë

Sot përfaqësues të Inspektoratit të Mjedisit u paraqitën në Tropojë - në përgjigje të kërkesës për informacion që ju kërkua prej shoqërisë civile për shkatërrimin në ditët e fundit të  shtratit të lumit Valbona dhe lumit të Gashit, nëpërmjet rrëmbimit të sendimenteve lumore në këtë zonë të mbrojtur dhe me vlera të larta e të spikatura ekologjike e turistike!

Ata verifikuan praninë e ekskavatorit të paligjshëm në zonën Ura e Re të Bujanit dhe janë kthyer në zyrën e tyre në Lezhe për të bërë konfirmimin zyrtar dhe raportimin në Inspektoratin Kombëtar në Tiranë, pas së cilës duhet të merren masa për "së paku” heqjen menjëherë të  ekskavatorit nga vendi i dëmit në lumë.

Shoqata TOKA, që është e njohur për luftën e madhe të zhvilluar dhe që vazhdon për mbrojtjen e lumit të Valbonës nga ndërtimi i HEC-eve aty është sot e lumtur, por disi e habitur nga sa shpejt duket se po funksionon kërkesa për të ndaluar masakrën!

Në fakt, marrja e paligjshme e sedimenteve të lumit përbën një krim mjedisor, kështu që në varësi të asaj që ndodh mund të nevojitet që shoqata Toka në mbështetje të plotë të shoqërisë civile mjedisore e më gjërë të kërkojë marrjen e masave më të forta të mundshme nga Inspektorati. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.