Aktiviteti njerëzor


Integrimi europian/ BE, 212 milionë euro investime në mjedis gjatë 10 viteve të fundit në Shqipëri

Bashkimi Europian ka dhuruar më shumë se 212 milionë Euro për investime në mjedis gjatë 10 viteve të fundit për të ndihmuar Shqipërinë që të arrijë synimet e integrimit në BE

Delegacioni i BE në Tiranë ka publikuar disa nga projektet e BE në Shqipëri për mjedisin. Kështu BE ka dhënë 290 mijë euro mbështetje financiare për projektin “Mushkëri të gjelbra për qytetin tonë”, ku përfshihet monitorim për cilësinë e ajrit, ndotjen e zhurmës dhe gjelbërimin urban.

Në kuadër të këtij projekti është zhvilluar monitorimi i ndotjes akustike, monitorim i ndotjes së ajrit, vlerësim i gjelbërimit urban dhe platformë online për avokim publik në politikat vendore mjedisore.

BE ka dhënë 2 milionë euro mbështetje për asistencë teknike për sistemin e integruar të menaxhimit të mbetjeve të ngurta. Në kuadër të kësaj mbëshjtetje janë bërë vlerëimi i gjendjes së sektorit të menaxhimit të mbetjeve, krjimi i sistemve të integruara të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në dy zona dhe përmirësimi i kapaciteteve në menaxhimin e mbetjeve.

BE ka dhënë gjithashtu 3 milionë euro mbështetje financiare për menaxhimin e integruar të ujërave, ndër të cilat 1.5 milionë janë dhën nga ADA. Në kuadër të kësaj mbështetje është bërë vlerësimi i kuadrit ligjor dhe përgatitje e një strategjie për zbatimin e legjislacionit të BE mbi ujërat. Ofrimi i trajnimeve mbi transpozimin e ligjeve të BE në ligjet shqiptare në sektorin e ujërave. Plane menaxhimi të baseneve të lumenjve për Ishmin, Erzenin, Matin, Vjosën. Trajnime të stafit të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU).

BE ka dhënë edhe 24 milionë euro në kuadër të projektit BE-ja për një mjedis më të pastër, në kuadër të mbështejtes për menaxhimin e ujërave të përdorura. Në këtë projekt janë përfshirë investime në impiantet e trajtimit të ujërave të përdorura në Shkodër,  Berat- Kuçovë dhe Lezhë. Si dhe është dhënë asistencë teknike për hartimin dhe mbikëqyrjen e punimeve të infrastrukturës.

BE ka dhënë gjithashtu 4 milionë euro në kuadër të projektit për forcim të kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës. Ky projekt është shtrirë në 10 zona të mbrotjura në Shqipëri, që mbulojnë 66% të territoreve kombëtare në mbrojtje.

Në kuadër të këtij projekti është bërë kompletim i planeve të menaxhimit për Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, Liqenin e Shkodrës, Parkun Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, Parkun Natyral Korab-Koritnik dhe Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit.

Është bërë një listë paraprake me 43 zona të natura 2000. Si dhe janë bërë investime në infrastrukturë pajisje, mjete transporti dhe kapacitete dhe aftësi. Qendra vizitorësh në parqet kombëtare të Llograsë, Divjakës dhe Dajtit. Rinovim i 8 ndërtesave të rojeve të parqeve.

Gjithashtu BE ka dhënë 374 mijë euro në mbështetje të projektit për praktika inovatore në mbrojtjen e mjedisit. Falë këtij projekti janë trajnuar 198 fermerë në aplikimin e fertigimit, janë ngritur 5 stacione agro-meteorologjike dhe 2 laboratorë agro-kimikë.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.