Ndryshimet klimatike


Shkodra nën pushtetin e ujit, mijëra hektarë dhe 200 shtëpi të përmbytura, në disa zona niveli i ujit shkon 2-3 m

Situatë e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë e rëndë edhe ditën e sotme.

Sipas raportimeve nga prefektura e këtij qarku bëhet me dije se në njësinë administrative Velipojë janë 350 ha sipërfaqe toke e përmbytur në fshatrat Luarz , Ças, Baks i Ri dhe Reç i ri.

Momentalisht nuk ka shtëpi të përmbytura, ndërsa në 8 shtëpi ka prezencë uji në oborre.

Ndërkohë në njësinë administrative Ana e Malit ka rënie të nivelit të ujit me rreth 10 cm.

1300 ha toke bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot  Muriqan , Shtuf e Velinaj), ndërsa rruga e Obotit e bllokuar rreth 150 cm lartësi në rrugë dhe janë përmbytur 8 shtëpi.

Prezencë uji në oborre rreth 140 cm (fshati Obot) dhe shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Obot.

Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) 2 shtëpi me prezencë uji.

Naga ana tjetër, rruga Obotit  e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon) dhe ujësjellësi Oblika 1 dhe 2 janë bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

Rruga Goricë është e bllokuar me mbi 50 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2-3 m.

Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po pritet të ulet sasia e ujit që të transportohet ushqim për gjënë e gjallë, pasi me varka është e pa mundur.

Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish), ndërsa fshati Obot shfaqet në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.

Në njësinë administrative Dajç hidrometri shënon 7 m, me një rritje prej 1 cm në hidrometrin e Dajçit, 5 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me një ditë më parë.

1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar zona fushore).

Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 150 cm në rrugë dhe janë përmbytur 9 shtëpi.

Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija  Suka Dajç dhe është e pakalueshme rruga Belaj  Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë.

Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç  Velipojë.

Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m dhe nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është prioritare.

Në njësinë administrative Berdicë janë 1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush-Berdicë e Madhe- Berdicë e Mesme- Berdicë e Sipërme.

Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush) nga këto në 5 shtëpi uji gati ka hyrë në ambientet e brendshme.

Prezence uji ka në lagjen Maksuti, Qokthi,Tula, Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura) ndërsa në lagjen “Malësorët e Mullinit” është liruar rruga hyrëse por ujë ka në toka dhe rreth disa banesave.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.