Biçikleta dhe mjedisi
Një nga arsyet më
të rëndësime të ndotjes së mjedisit janë gazrat e dëmshme që lëshohen në
atmosferë.
31% të dioksidit të
karbonit dhe 82% të monoksid karbonit të këtyre gazrave e shkaktojnë mjetet
motorike të transportit. Ashtu si gazrat që lëshohen në ajër gjatë përdorimit
të këtyre mjeteve, edhe në fazën e prodhimit krijohen lëndë të dëmshme dhe
përhapen në natyrë. Përveç kësaj gazrat që emetojnë mjetet motorike dhe që
shkaktojnë në atmosferë efektin serë përbëjnë edhe një ndër faktorët kryesorë
të ngrohjes globale. Dhe një nga rrugët më efektive për të parandaluar dëmin që
i shkaktojnë mjedisit këto mjete është përdorimi i biçikletës. Për çdo 1
kilometër që përshkohet me biçikletë në vend të automjetit parandalohet emetimi
në natyrë i 145 gram dioksid karboni (CO2).
Një problem
tjetër që shkaktojnë mjetet motorike në mjedis është edhe ndotja e zhurmës.
Ndërkohë që kufiri i zërit të shëndetshëm është 30 decibel, në qytetet e mëdha
të Turqisë ky nivel arrin deri në 95 decibel. Ulja e kësaj shifre do të jetë
sërish e mundur përmes përhapjes së përdorimit të biçikletës.
Përdorimi i
biçikletës është një zgjidhje efektive edhe për problemin e trafikut. Në oraret
kur trafiku është i ngjeshur biçikletat sigurojnë një transport dy herë më të
shpejtë se sa mjetet motorike. Përveç kësaj në një sipërfaqe të nevojshme për
të parkuar një makinë, mund të parkohen rreth 20 biçikleta. Një gjë e tillë do
të parandalojë ndotjen pamore dhe do ti bëjë qytetet tona edhe më jetësore.
Biçikleta nuk
është e dobishme vetëm për shëndetin mjedisor, njëkohësisht ajo është e
dobishme edhe për shëndetin e njeriut. Niveli i forcës jetësore tek ata që
përdorin rregullisht biçikletën është i barabartë me nivelin e dikujt që është
10 vjeç më i ri. Përdorimi i rregullt i biçikletës ruan tek njeriu peshën
ideale dhe forcon muskujt e kockat.
Përhapja e
përdorimit të biçikletës, e cila është shumë e dobishme si në aspektin mjedisor
e shëndetësor, ashtu edhe në aspektin social, është mjaft e rëndësishme për një
mjedis dhe shoqëri më të mirë për të jetuar.
Trt.net.tr
