Shëndet


Mes ajrit dhe ujit të ndotur; Zharrëz, banorët: Zërin tonë s’e dëgjon askush

Pak metra larg shtëpive të fshatit Zharrëz, i cili ndodhet mbi një sipërfaqe naftëmbajtëse gjen pellgje me hidrokarbure. Ndaj për këta banorë nafta nuk është pasuri, por sëmundje. Mbetjet hidrokarbure rrjedhin së bashku me përroin e fshatit nga depozitat e dekantimit apo nga puset e naftës. Uji i përroit i përzier me serë dhe ajri i ndotur krijojnë kushte ekstreme në kufijtë e mbijetesës në fshat.

Sipas banoreve, ndotja nga depozitat e dekantimit të cilat janë në pronësi të dy kompanive, Albpetrol dhe Bankers Petroleum përkeqësohet gjatë ditëve të nxehta në verë. Pak kohë me parë Top Channel ka trajtuar problematikat e të gjitha zonave te ndotura me mbetje hidrokarbure, jo vetëm në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, por edhe në Mallakastër.

Vetëm në territorin e Zharrëzës, në puset e naftës dhe depozitat e dekantimit, ndodhen 7 vatra të mbushura me naftë bruto, që nëpërmjet përrenjve dhe kolektorit përfundon në det duke nisur një cikël tjetër me katastrofa ekologjike.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.