Mbetjet


Fier, fusha sanitare moderne për trajtimin e mbetjeve

Fushat sanitare të përpunimit të mbetjeve në Fier do të bëjnë të mundur jo vetëm kontrollin e mbetjeve dhe të shpëtimit nga helmet, por do të prodhojnë energji.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ndau sot pamje të projektit që do të transformojë fushat e mbetjeve, të cilat prej tre dekadash vazhdojnë të mbeten problemi më i madh i qytetit.

Vendosja e impiantit në Fier ka avantazhe për zonën dhe për më gjerë, pasi nga njëra anë bëhet mbledhja dhe grumbullimi i mbetjeve, problem serioz në vend, trajtimi teknologjik i tyre duke shmangur çdo impakt negativ në mjedis dhe zonën përreth.

Për më tepër, do të ketë përfitime në energji për banorët dhe bizneset e zonës dhe më gjerë.

Me ndërtimin e këtyre fushave do të ketë një mjedis të mbrojtur nga helmet dhe pasojat që krijojnë helmet e mbetjeve jashtë kontrollit.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.