Aktiviteti njerëzor


Festa e grurit, Klosi: Mbështesim produktet vendase, rrisim dimensionet turistike

Pojani i Fierit u kthye në qendër të festimeve dhe traditës myzeqare. Festa e grurit, mblodhi bashke me qindra banorë, të zonës si dhe me pjesëmarrjen e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

Në një atmosferë gati unike, të gjithë këto elementë u bënë bashkë në festën e grurit në Pojan të Fierit, e cila rreth 50 vite më parë pushtonte gjithë fushat dhe familjet myzeqare.

Fermerë të shumtë të zonës, kultivues të grurit  dhe prodhuesit e bukës, sollën para të pranishmëve atmosferën e Myzeqesë bujqësore, ku prodhimi i grurit është kultura bazë e ekonomisë së tyre.

Në këtë festë ishte pjesëmarrës ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

“Jemi për të disatën herë në Fier, Mallakastër, në Myzeqe ku sot festa është e veçantë pasi vjen edhe nga thelbi i jetës, buka dhe gruri”, Mbështesim produktet vendase, nxisim dhe promovojmë festat lokale, zhvillojmë sipërmarrjen vendase dhe rrisim dimensionet turistike”, – tha Klosi.

Festa e grurit është një nga festat më të mëdha që organizon Bashkia e Fierit. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.