Aktiviteti njerëzor


“Energji jo vetëm nga uji” – Balluku: Projekte për parqe diellore e eolike. Rusnak: Diversifikimi i burimeve, sfida juaj

Përveç parkut fotovoltaik në Akërni të Vlorës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po shqyrton një sërë projektesh private për parqe të prodhimit të energjisë nga dielli, por edhe investime në drejtim të parqeve eolike”.

Gjithçka bëhet me dije nga ministrja, Belinda Balluku, e cila iu përgjigj interesit të gazetarëve, pas forumit ndërkombëtar të Kartës së Energjisë, të mbajtur në Tiranë, duke qenë se këtë vit vendi ynë mban presidencën.

Balluku foli dhe për ecurinë e procedurës koncesionare për Termocentralin e Vlorës, duke theksuar se për projektin po punojnë dhe këshilltarë të huaj , me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje teknike të qëndrueshme.

Edhe për drejtuesin e sekretariatit të Kartës së Energjisë, sfida e Shqipërisë mbetet diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë.

Ju jeni rasti I vetëm në Evropë  që prodhon energjinë në masën 100% nga burimet hidro. Ndaj gjetja e formave të tjera të prodhimit të energjisë është sfida e sistemit tuaj energjetik.- tha ai.

Varësia në masën 100% nga burimet ujore është një nga problemet kryesore, duke qenë se në periudha thatësire, rritet nevoja për import energjie. Edhe aktualisht, vendi ynë është duke kaluar një situatë të vështirë për shkak të mungesës së reshjeve, çka ka çuar faturën e importit në 102 mln euro, për 5-mujorin e parë të këtij viti.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.