Aplikim për mbështetje për projekte ne fushen mjedisore
Aplikim për mbështetje për projekte ne fushen mjedisore:
Programi i Granteve te Vogla i Fondit Global per Mjedisin GEF (Global Environment Facility-Small Grants Programme –GEF/SGP), njofton te interesuarit se mirepret aplikime per projekte nga OJQ-te apo organizatat me baze komunitare, te cilat kanne nje kontribut potencial per te zbutur presionin ndaj mjedisit global ne nje nga fushat e meposhtme:
• Ruajtje dhe permiresim i biodiversitetit
• Zbutja e ndryshimeve klimatike
• Mbrojtje e ujrave nderkombetare
• Degradim i tokes
Për cdo OJF duhen bashkengjitur keto dokumenta:
1. Projekt propozimi
2. Vendimi i Gjykatës, Statuti i Shoqatës, Akti i themelimit
3. Fotokopje e NIPT
Per te marre formularet e nevojshem ju lutem dergoni nje kerkese me titull/subjekt “Formular” ne adresen [email protected]
Vlera maksimale e grantit qe mund te perfitohet nga SGP eshte $50,000. Sqarojme qe sasija maksimale qe nje OJQ mund te perfitoje brenda nje cikli 3 vjecar eshte $50,000 shume kjo qe mund te perfitohet ne nje grant te vetem ose e shperndare ne me teper se nje grant. Fondi total eshte I limituar prandaj projektet qe do te zgjidhen do te bazohen ne meritat e propozimit ne krahasim me propozimet e tjera. Cdo propozim duhet te siguroje minimum 20% bashkefinancim mbi vleren e kerkuar nga SGP.
Propozimet duhet te jene dorezuar prane zyres se SGP ne forme elektronike dhe shkresore te firmosura jo me vone se 31 Dhjetor 2022
Adresa:
Z. Arian Gaçe, Koordinator
Rruga Pjeter Bogdani, ND 10, H5, Ap. 12,
PO1019, Tirane,
e-mail:[email protected]
Mob:0692090568
