Rrjedhje e lëndëve kimike brenda kompanisë koreane në Fier? Disa punonjës përfundojnë në spital
Pak minuta më parë tre autoambulanca dhe mjete të policisë kanë shkuar brenda ambienteve të një kompanie koreane në Fier, pasi dyshohet se brenda ambienteve të saj ka pasur një rrjedhje të lëndëve kimike. Dyshohet se punëtorët të cilët punonin në turn kanë shfaqur shenja alergjie gjatë orarit të punës, ku disa prej yre janë […]
Ndotja nga grimcat PM 2.5 ka rritur shkallën e vdekshmërisë në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor
Studimi më i fundit, i kryer nga Këshilli i Përbashkët Kërkimor në vendet e Ballkanit Perëndimor, nxjerr në pah faktin se shkalla e vdekshmërisë nga PM 2.0 në këto shtete është disa herë më e lartë se mesatarja Evropiane.
Deklaratë e përbashkët për shtyp e OJF-ve mjedisore
Organizatat e shoqërisë civile njëzëri kundër ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura
Ekonomia shqiptare dhe efektet e Taksës Kufitare të Karbonit (CBAM), të Bashkimit Evropian
Deri në çfarë mase ndikon TKK në mbarvjatjen e sistemit ekonomik shqiptar dhe sistemit të politikave mjedisore të vendit?
Qeveria u hap rrugën investimeve strategjike në zonat e mbrojtura
‘Nga shiu në breshër’, BIRN: Përmes një truku procedurial, Këshilli i Ministrave kërkon të ndryshojë rrënjësisht ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke i hapur rrugë ndërtimit brenda tyre të projekteve strategjike. Drafti i qeverisë shmang konsultimin publik dhe është sipas aktivistëve mjedisorë, edhe më i rrezikshëm se sa varianti i deputetëve socialistë.
Ndotje alarmante nga hidrokarburet në Zharrëz, Ambientalistët: Dëme të mëdha, një vit më parë denoncuam mbetjet
Një prej gropave ekologjike pranë sektorit Nr.7 në zonën naftëmbajtese të Zharrëzës, gjatë pesë ditëve të fundit është mbushur me derdhje hidrokarbure duke e kthyer në një bombë ekologjike për zonën dhe banorët e saj.
Analiza: Harxhohen miliona lekë në vit, defektet e inceneratorit rrisin malin me plehra në landfillin e Elbasanit
Pavarësisht se harxhon miliona lekë në vit, impianti i trajtimit të mbetjeve në Elbasan kalon nga remonti në remont në mungesë transparence, ndërsa sasia e mbetjeve të grumbulluara i ka tejkaluar kapacitetet e landfillit, duke rrezikuar një krizë të re mjedisore.
Zjarri del jashtë kontrollit në Fier, rrezikohen banesat pranë fshatit Hambar
Një vatër zjarri e rënë pranë fshatit Hambar në njësinë administrative Cakran ka rrezikuar disa banesa.
Flakët përfshijnë pyllin e Sodës, dyshime se zjarri është i qëllimshëm, ndërhyjnë zjarrfikëset
Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të shtunë në brendësi të territorit të pyllit të Sodës.
Ndryshimet klimatike, shqetësim për rezervat ujore globale
Ndryshimet klimatike po japin efekte nga më të ndryshmet dhe një prej tyre duket se lidhet me rezervat ujore. Një artikull i përbashkët i përfaqësuesit të Entit Rregullator të Ujit dhe atij të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (UK) nënvizon veçanërisht masat që duhet të merren në vazhdim nga shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve për të zvogëluar efektet që vijnë nga këto ndryshime.