14 KORRIK- DITA E NDËRGJEGJËSIMIT NDAJ PESHKAQENËVE
Peshkaqenët,
grabitqarët më të mëdhenj të detit prej miliona vitesh, rrezikojnë të zhduken
nga Mesdheu si pasojë e peshkimit të tepruar dhe për faktin se ndotja plastike
po rritet gjithnjë e më shumë.
Statusi i
prekshëm i këtyre peshqve të paqëndrueshëm, me shumë specie të klasifikuar si
të kërcënuar dhe disa madje edhe si të rrezikuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për
Ruajtjen e Natyrës (IUCN), ka pasoja serioze që shkojnë përtej vetë
peshkaqenëve.
Më shumë se gjysma e peshkaqenëve në Mesdhe, janë nën kërcënim
dhe thuajse një e treta e tyre janë në prag të zhdukjes. Në një raport të
publikuar në ditën e ndërgjegjësimit për peshkaqenët, veçohet Libia dhe Tunizia
si fajtorët kryesorë, në rrjetat e peshkatarëve të të cilëve përfundojnë 4200
tonë peshkaqenë në vit, tre herë më shumë nëse do të krahasohej me një tjetër vend
të Mesdheut, Italinë.
Ndërsa disa
specie janë në shënjestër për ushqim, pjesa më e madhe e peshkaqenëve të kapur
në Mesdhe, përfundojnë gabimisht në rrjeta. Më shumë se 60 specie peshkaqenësh
përfundojnë në rrjetat e peshkimit në Mesdhe. Për më tepër, ndotja plastike në
rritje, po rrezikon popullatat e peshkaqenëve. Peshkaqenët gjenden në dete prej
më shumë se 400 milionë vitesh dhe janë veçanërisht vulnerabël ndaj reduktimit
të popullatës për shkak të maturimit të tyre të ngadaltë dhe periudhave të gjata
të ngjizjes.
Si grabitqarët
kryesorë, peshkaqenët janë shumë të rëndësishëm për ekosistemet e shëndetshme,
duke parandaluar që popullatat e kafshëve të tjera të bëhen shumë të mëdha dhe
shpesh të plaçkitin të moshuarit dhe të sëmurët, gjë që ndihmon në mbajtjen e
popullatave të mbetura në gjendje të mirë.
Një ekosistem i
ekuilibruar oqeanik do të thotë një planet i shëndetshëm dhe peshkaqenët janë
thelbësorë për të ruajtur atë ekuilibër.
