28 KORRIK- DITA BOTËRORE E RUAJTJES SË NATYRËS
Dita Botërore e
Ruajtjes së Natyrës përkujtohet me 28 Korrik të çdo viti. Ajo është një ditë
për të rritur ndërgjegjësimin te njerëzit për të mbrojtur natyrën dhe burimet
natyrore.
Shumë rreziqe i
kanosen natyrës sot, si shpyllëzimi, transportimi i paligjshëm i kafshëve,
ndotja nga plastika, kimikatet etj. Por sot shumë shtete e kanë kuptuar
rëndësinë e ruajtjes së natyrës. Një mjedis i shëndetshem duhet krijuar për të
mbrojtur brezin e tanishëm dhe brezat që do të vinë. Është e domosdoshme që
njerëzit të kuptojnë që bota është një dhe që një gjë e bërë në një pjesë të
globit, do të ketë efekt në pjesët e tjera të tij.
Toka ka gjëra të
domosdoshme për të jetuar, si ujë, ajër, minerale, pemë, kafshë, ushqim, kështu
që është e domosdoshme që në ta mbajmë të pastër dhe të shëndetshme. Në Ditën
Botërore të Ruajtjes së Natyrës, le të bëjmë një përpjekje për ta mbrojtur
natyrën në mbarë Botën.
Origjina e Ditës
Botërore të Ruajtjes së Natyrës nuk dihet, por qëllimi i saj është aq i
rëndësishëm saqë duhet të festohet çdo vit. Burimet natyrore përdoren në shumë
mënyra të ndryshme për lakminë e njerëzve. Ruajtja e natyrës është menaxhimi
dhe përdorimi me mënçuri i këtyre burimeve.
Nga disbalanca
natyrore, njerëzit po hasin rreziqe si sëmundje, fatkeqësi natyrore, rritja e
temperaturës, ngrohja globale etj. Ne duhet ta ruajmë natyrën për mirëqenien e
brezave të tjere. Mënyra e vetme për të arritur këtë, është duke rritur
ndërgjegjien e njerëzve në të gjithë botën mbi rëndësinë e ruajtjes dhe
kursimit të burimeve natyrore dhe pasojat e demtimit të tij.
