Kalendari Mjedisor


29 KORRIK – DITA NDËRKOMBËTARE E TIGRAVE

Dita Ndërkombëtare e Tigrave festohet çdo vit, më 29 korrik, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e mbrojtjes së tigrave. Për herë të parë kjo ditë u shënua në vitin 2010, në Samitin e Tigrave, në Rusi, ku po në të njëjtin vend u bë një deklaratë që qeveritë e vendeve të populluara me tigra të dyfishojnë numrin e tyre deri në vitin 2020.

Tanimë, dihet se numri i tigrave është nën rënie të vazhdueshme, më pak se 100 vjet më parë, tigrat mund të gjendeshin në të gjithë Azinë, kurse tani nga pakujdesia dhe gjuetia e paligjshme numri i tyre është zvogëluar dukshëm

Jetëgjatësia mesatare e një tigri të egër është nga 10 deri në 15 vjet,  megjithatë, në raste të rralla, ai mund të jetojë deri në 26 vjet.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.