Kalendari Mjedisor


E HËNA E PARË E TETORIT- DITA BOTËRORE E HABITATEVE

Në rezolutën e 17 dhjetorit 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi të hënën e parë të tetorit, çdo vit, të shënohet Dita Botërore e Habitatit.

Kombet e Bashkuara kanë përzgjedhur të hënën e parë të Tetorit si Ditën Botërore të Habitateve në përkujtim të përvjetorit të konferencës së parë Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara mbi kolonizimet njerëzore, mbajtur në Vankuver, Kanada në 1976-ën.

Qëllimi i Ditës Botërore të Habitateve është ti kujtojë botës përgjegjësitë e saj në të ardhmen e habitateve të qëndrueshme mjedisore, të reflektojmë mbi gjendjen e qyteteve tona dhe të drejtën themelore të të gjithëve për strehim adekuat.

Fushata për vitin 2014 e Ditës Botërore të Habitatit kishte për qëllim të njohë jetën nëpër lagjet e varfra dhe t’u japin mundësinë edhe banorëve të këtyre lagjeve për përmirësimin e cilësisë së kushteve të jetesës.

Në vitin e kaluar Kombet e Bashkuara zgjodhën temën “Zërat nga Lagjet e varfra”.

Tema për vitin 2021 është  “Përshpejtim të aksioneve urbane për një botë pa karbon”. Tema njeh se qytetet janë përgjegjëse për rreth 70% të emetimeve globale të dioksidit të karbonit me transportin, ndërtesat, energjinë dhe menaxhimin e mbeturinave që përbëjnë pjesën më të madhe të emetimeve të gazrave serrë urbane. Ngjarjet dhe aktivitetet gjatë Ditës Botërore të Habitatit do të zbulojnë sesi qeveritë dhe organizatat kombëtare, rajonale dhe lokale, komunitetet, institucionet akademike, sektori privat dhe të gjithë aktorët përkatës, mund të punojnë së bashku për të krijuar qytete gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme, neutrale ndaj karbonit.

Edhe në Shqipëri prej disa vitesh ka filluar të ndërmerren nisma të ndryshme dhe aktivitete ndërgjegjësuese në kuadër të kësaj dite.

Dita Botërore e Habitateve shërben si një nismë për një vazhdimësi në rrugën e rëndësishme ndërgjegjësuese për kujdesin ndaj pyjeve dhe habitatit ku jetojmë.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.