Kalendari Mjedisor


11 DHJETOR – DITA NDËRKOMBËTARE E MALEVE

Më 11 dhjetor festojmë malet, si shtëpia e 15% të popullsisë. Në male ndodhen 50% e pikave të nxehta të biodiversitetit të gjithë botës.

A e dini se ¾ e territorit të Shqipërisë përbëhet nga male dhe kodra me lartësi më të mëdha se 200 metra mbi nivelin e detit? Majat më të larta ndodhen në Alpet shqiptare dhe masivet lindore. Mali i Korabit është mali më të lartë në Shqipëri – 2,764 metra mbi nivelin e detit.

Sot, malet e gjithë botës rrezikohen nga shpyllëzimi dhe ndryshimet klimatike. Ndërsa ngrohja globale vazhdon të përkeqësohet, banuesit e maleve (njerëzit dhe kafshët) përballen me sfida të mëdha mbijetese. Rritja e temperaturave, gjithashtu po shkrin në ritme të frikshme akullnajat malore, duke ndikuar në ciklin e ujit.

Në këtë ditë ju kujtojmë të kujdesemi për malet tona dhe theksojmë rëndësinë e tyre në jetën tonë!

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.