27 JANAR - DITA E SHËRBIMIT PYJOR SHQIPTAR
27 Janari 1923 është dita e dekretimit të Ligjit të parë shqiptar “Për pylltarinë shqiptare” dhe sot përkujtohet me nderim si Dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar.
Mbrojtja e pyjeve, sipas këtij ligji, ishte mbrojtja e pronës të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga lloji i pronësisë private, komunale apo shtetërore. Parimet e këtij ligji bazoheshin në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, duke kërkuar zbatimin rigoroz të parimeve të qëndrueshmërisë për ruajtjen e ekuilibrave natyrorë.
