Kalendari Mjedisor


2 SHKURT - DITA BOTËRORE E LIGATINAVE

Kjo ditë përkon me ditën e miratimit të Konventës për Ligatinat (Tokave të Lagura), quajtur ndryshe dhe Konventa Ramsar, në 2 Shkurt 1971, në qytetin iranian të Ramsarit. Kjo konventë siguron kuadrin për veprime kombëtare dhe bashkëpunim ndërkombëtar për ruajtjen dhe përdorimin e ligatinave dhe të burimeve të tyre.

Shqipëria ka miratuar Konventën Ramsar në 29 Shkurt 1996. Vendi ynë ka 4 zona të përcaktuara si Ligatina të Rëndësisë Ndërkombëtare (Zona Ramsar), me një sipërfaqe prej 98,181 ha.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.