14 MARS - DITA E VERËS
Kjo ditë ka origjinë të lashtë pagane dhe ka për qëllim festimin e fundit të dimrit, rilindjen e natyrës dhe përtëritjen e pranverës.
Ndonëse kjo ditë vazhdon të festohet madhërishëm në qytetin e lashtë të Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi.
Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe të bimësisë që merr jetë në këtë periudhë të vitit.
