14 MARS - DITA NDËRKOMBËTARE E VEPRIMIT PËR LUMENJTË
Qëllimi i kësaj dite është ngritja e zërit kundër projekteve shkatërruese të zhvillimit që përdorin burimet ujore, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e baseneve ujore dhe nevojën për një menaxhim të qëndrueshëm dhe të drejtë të lumenjve tanë.
Për Shqipërinë, kundërshtimi i ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit mbi Lumin Vjosë, nga komuniteti i zonës së Mallakastrës dhe i një sërë organizatash mjedisore vendase dhe të huaja, shënon rastin e parë që një çështje mjedisore dërgohet në gjykatë dhe që gjykata jep vendim në favor të kauzës mjedisore.
