Kalendari Mjedisor


23 MARS - DITA BOTËRORE E METEOROLOGJISË

Kjo ditë përkujton ratifikimin e Konventës së Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO), më 23 mars 1950. Dita Botërore e Meteorologjisë, ose Dita Botërore e Motit, fokusohet në studimin e gjendjes dhe të sjelljes së atmosferës së Tokës, si dhe në ndërveprimin e saj me oqeanet, klimën dhe burimet ujore.

Çdo vit, 191 anëtarë të WMO-së dhe komunitete të ndryshme meteorologjike festojnë Ditën Botërore të Meteorologjisë, duke zgjedhur një tematike të caktuar.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.