E SHTUNA E FUNDIT E MARSIT - ORA E TOKËS
“60 minuta për të mbrojtur planetin!” Ora e Tokës është shndërruar tashmë në një lëvizje globale, ku përgjatë 10 viteve të realizimit të saj, është arritur një ndikim i ndjeshëm në mjedis.
Kjo ngjarje përkujtohet çdo të shtunë të fundit të marsit, me fikjen e dritave për një orë rresht, në ndërtesa dhe monumente simbolike të qytevete në mbarë botën, në mjediset e bizneseve private apo dhe në shtëpitë tona. Shqipëria i është bashkuar festimeve për Orën e Tokës që nga viti 2009-të.
