Kalendari Mjedisor


4 PRILL - DITA BOTËRORE E KAFSHËVE ENDACAKE

Kjo ditë synon të sjellë në vëmendjen tonë kujdesin ndaj kafshëve endacake. E festuar për herë të parë në vjeshtën e vitit 2010-të, në Hollandë, 100 organizata të kafshëve të braktisura u mblodhën së bashku në Konferencën e parë kombëtare hollandeze për kafshët e braktisura. Në këtë ditë, lindi ideja e krijimit të një dite të veçantë për kafshët e braktisura në mbarë botën.

Në vitin e parë të përkujtimit të kësaj dite, mbi 2000 njerëz u përfshinë në festimet e kësaj dite, përmes bamirësive, aktiviteteve edukative dhe ngjarjeve për grumbullimin e fondeve në ndihmë të kafshëve të braktisura.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.