18 PRILL - DITA BOTËRORE E TRASHËGIMISË
Kjo ditë është caktuar zyrtarisht si “Dita Ndërkombëtare për Monumentet dhe Zonat”, në Konferencën e 22-të të UNESCO-s, mbajtur në vitin 1983. Që nga ky vit, 18 Prilli njihet si Dita Botërore e Trashëgimisë. Qëllimi është të nxitë komunitetet vendore dhe njerëzit në mbarë botën të njohin rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në jetët e tyre, në identitetin dhe në komunitetin e tyre.
Kjo ditë është një mundësi për të edukuar publikun lidhur me shumëllojshmërinë e trashëgimive kulturore dhe natyrore dhe të përpjekjeve për mbrojtjen dhe promovimin e tyre.
