Kalendari Mjedisor


23 MAJ - DITA BOTËRORE E BRESHKAVE

Kjo ditë ka fillimet e saj në vitin 2000 dhe është krijuar si një ngjarje e përvitshme, për të ndihmuar njerëzit të edukohen dhe të mbrojnë breshkat e tokës dhe të ujit dhe habitatet e tyre në mbarë botën.

“American Tortoise Rescue” mbështet çdo vit festimet e Ditës Botërore të Breshkave, duke synuar të sjellë në vëmendjen e njerëzve respektin për breshkat dhe rritjen e njohurive për to, përmes veprimeve njerëzore për të ndihmuar mbijetesën dhe lulëzimin e tyre.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.