Kalendari Mjedisor


24 MAJ - DITA EVROPIANE E PARQEVE

Kjo ditë është një festë përkujtimore për Zonat e Mbrojtura nëpër Evropë, e krijuar për herë të parë në vitin 1999, me nismën e Federatës “EUROPARC”.

Dita Evropiane e Parqeve ka për qëllim të sjellë njerëzit më afër natyrës dhe të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi vlerat dhe rëndësinë e bukurisë natyrore, përmes ruajtjes së zonave të mbrojtura dhe të parqeve natyrore. Kjo ditë festohet veçanërisht në qytetet e mëdha të Evropës, ku parqet shërbejnë “si mushkëritë e mushkërive të qytetit dhe si vendgrumbullim i qytetarëve”.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.