31 MAJ - DITA BOTËRORE PA DUHAN
Shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë krijuan Ditën Botërore pa Duhan në vitin 1987, duke i dedikuar një ditë të veçantë luftës kundër duhanit.
Në këtë ditë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e vë theksin tek kërcënimet që sjell duhani për zhvillimin e vendeve në mbarë botën, për mbrojtjen e shëndetit dhe të mjedisit, duke i bërë thirrje qeverive të zbatojnë masa të forta kontrolluese kundër duhanit.
Përgjatë 30 viteve, kjo ditë është përkujtuar si me entuziazëm ashtu dhe me rezistencë në mbarë botën nga qeveritë, organizatat e shëndetit, pirësit e duhanit, rritësit e duhanit dhe industritë e përpunimit të duhanit.
