21 QERSHOR - DITA E LIQENIT TË OHRIT
21 Qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tre bashkitë që lagen nga Liqeni i Ohrit - Struga, Ohri dhe Pogradeci.
Festuar për herë të parë në vitin 2002, vendi mikpritës i manifestimit qarkullon çdo vit nga njëra bashki tek tjetra, por mesazhi është gjithmonë i njëjtë: rritja e ndërgjegjësimit të publikut për një bashkëpunim sa më të madh të qytetarëve dhe të autoriteteve për mbrojtjen e basenit të liqenit të Ohrit, si pasuri e pazëvendësueshme natyrore.
