21 QERSHOR - DITA E LIQENIT TËSHKODRËS
21 Qershori shënon nënshkrimin e marrëveshjes dy palëshe Shqipëri-Mali i Zi, në vitin 2006, për mbrojtjen e Liqenit të Shkodrës.
Që nga ai vit, kjo ditë përkujtohet si Dita e Liqenit të Shkodrës, përmes një sërë aktivitetesh të përbashkëta në të dyja anët e Liqenit, me qëllim nxitjen e menaxhimit të qëndrueshëm të ekosistemit të Liqenit, që vlerësohet si më i madhi në Ballkan.
