3 KORRIK - DITA NDËRKOMBËTARE PA ÇANTA PLASTIKE
Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë fjalën se një botë e lirë nga çantat plastike është e mundshme dhe se ekzistojnë shumë mundësi të tjera mjedisore të përdorimit të çantave. Qindra organizata dhe qytetarë në mbarë botën të përfshirë në këtë lëvizje, ndërmarrin veprime për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me rrezikun dhe ndikimin në mjedis të përdorimit vetëm një herë të çantave plastike dhe për të nxitur zgjidhje më të qëndrueshme.
Në vitin 2017, Tirana është përfshirë në nismën për zvogëlimin e përdorimit të çantave plastike, përmes vendosjes së pagesës për çdo çantë plastike të përdorur.
