KORRIK - GUSHT - DITA E DEFICITIT EKOLOGJIK
Kjo ditë shënon datën kur kërkesat e njerëzimit për burime dhe shërbime ekologjike, në një vit të caktuar, tejkalojnë atë çka Toka mund të gjenerojë në atë vit. Ne përdorim më shumë nga sa natyra mund të na ofrojë, kjo përmes shpyllëzimeve, mbipeshkimit, shpërdorimit të ujit të pijshëm, humbjes së biodiversitetit dhe rritjes së përqëndrimit të dioksidit të karbonit në atmosferë.
Çdo vit, Dita e Deficitit Ekologjik përshpejtohet me rreth 4 ditë përpara. E përkujtuar për herë të parë në vitin 2006, kjo ditë ishte në muajin tetor.
